Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arrest për 2 besnikët e Putinit

Bota

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arrest për 2

Valery Gerasimov, Vladimir Putin dhe Serghei Shoigu
Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arrest për ish-ministrin rus të Mbrojtjes, Serghei Shoigu, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov .

Sipas medias italiane SkyTg24, ata akuzohen për "krime lufte" dhe "krime kundër njerëzimit". 

Gjykata Penale Ndërkombëtare tha në një deklaratë se dy urdhër-arrestet u lëshuan pasi gjyqtarët gjetën se kishte arsye të forta për të besuar se Shoigu dhe Gerasimov ishin përgjegjës për "sulmet me raketa të kryera nga forcat e armatosura ruse kundër infrastrukturës së energjisë elektrike të Ukrainës" në periudhën prej 10 tetor 2022 deri, të paktën, 9 mars 2023. "

Kujtojmë se më herët Gjykata e Hagës ka lëshuar një urdhëe-arrest edhe për vetë presidentin rus.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion