Akuzat për sulm seks*al tronditin Francën, nën hetim dy emra të njohur

Bota

Akuzat për sulm seks*al tronditin Francën, nën hetim dy emra

Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim gjyqësor ndaj aktorit të njohur francez Gérard Depardieu dhe shkrimtarit Michel Houellebecq, pas një ankese të paraqitur nga një aktore, e cila pretendon se është sulmuar seksualisht gjatë xhirimeve të filmit Thalasso, në vitin 2018.

Sipas BFMTV, Depardieu dyshohet për përdhunim në grup, ndërsa Houellebecq për bashkëpunim në përdhunim në grup dhe sulm seksual.

Në këtë çështje është përfshirë gjithashtu edhe regjisori i filmit, Guillaume Nicloux.

Ankesa lidhet me ngjarje të pretenduara gjatë periudhës së xhirimeve të filmit, ndërsa autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të verifikuar rrethanat dhe përgjegjësitë e mundshme.

Deri më tani, ndaj asnjërit prej personave të përmendur nuk janë ngritur akuza zyrtare në lidhje me këtë çështje. Hetimi gjyqësor vijon.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion