Lëvizje e papritur në AKEP/ Jep dorëheqjen kryetari Gentian Sala

Politikë

 

Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Sala ishte emëruar në krye të këtij institucioni në shkurt të 2025.

Ai është nga të parët drejtues të institucioneve të pavarura që jep dorëheqjen  pas kërkesës së bërë zyrtarisht nga kryeministri Edi Rama rreth një muaj më parë.

Mësohet se dorëheqja e Salës është dhënë pak kohë më parë dhe është çuar në Kuvend, ku është zyrtarizuar largimi i tij. Si rezultat kanë nisur procedurat për përzgjedhjen e pasardhësit të Salës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion