Apeli dënon me dy vite burg Fredi Belerin/ Ambasadorja Greke: U shkel prezumimi i pafajësisë

Politikë

Apeli dënon me dy vite burg Fredi Belerin/ Ambasadorja Greke: U shkel

Ambasadorja Greke, Konstantina Kamitsi pasi doli nga seanca në Gjykatën e Apelit foli për gazetarët në lidhje me dënimin e Fredi Belerit. Sipas saj u shkel prezumimi i pafajësisë.

Kamitsi tha gjithashtu se bashkia e Himarës po drejtohet nga persona të cilët nuk janë zgjedhur nga qytetarët. Ajo kërkoi që Beleri si eurodeputet, të ketë mundësinë të paraqitet në punimet e PE.


Fjala e plotë:

U shkel prezumimi i pafajësisë. Me gjithë dëshirën e popullit të Himarës, bashkia drejtohet edhe sot nga persona që nuk janë zgjedhur nga qytetarët. Përparësitë për Greqinë mbetet respektimi i shtetit të së drejtës dhe mbrojtja e të drejtave të minoriteteve, që janë parimet bazë të BE-së. Zoti Beleri është zyrtarisht anëtar i zgjedhur i Parlamentit Europian.

Është kërkesë demokratike që eurodeputetët të kenë mundësi të paraqiten në punimet e PE duke nisur që nga seanca e parë e korrikut.

ME TE LEXUARAT