Video/ Një taksist i kërcënuar dhe një furgon me drogë, zbardhen dy aksionet e policisë në Durrës

Aktualitet

Video/ Një taksist i kërcënuar dhe një furgon me drogë,

Policia e Durrësit ka goditur dy raste të paligjshmërisë përmes dy operacioneve të koduara “Reagimi” dhe “Yellow Line”, duke vënë në pranga tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të operacionit “Reagimi”, të zhvilluar nga efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me shërbimet “Shqiponja”, u arrestua 34-vjeçari me inicialet Xh. S.

Sipas policisë, ai dyshohet se mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 14 të qytetit të Durrësit, ka kërcënuar me mjet prerës një taksist 30-vjeçar dhe i ka marrë celularin, një shumë parash si dhe çelësin e automjetit.

Ndërkohë, operacioni tjetër “Yellow Line” u zhvillua në Portin e Durrësit nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe autoritetet doganore.

Gjatë kontrollit të një furgoni, policia arrestoi në flagrancë dy shtetas nga Tirana, D. Z., 27 vjeç dhe E. K., 24 vjeç, të dyshuar për trafikim të narkotikëve në bashkëpunim.

Në automjetin ku udhëtonin dy të rinjtë u gjetën fara të dyshuara kanabisi, lëndë e dyshuar narkotike e të njëjtit lloj, si dhe një shumë parash. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale lëndët e gjetura, furgonin dhe dy telefona celularë.

Materialet për të dyja rastet i janë dorëzuar Prokurorisë së Durrësit për vijimin e hetimeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion