Gazesjellësi Nord Stream 2, Gjermania dhe SHBA bëhen bashkë, nënshkruajnë marrëveshjen

Bota

Gazesjellësi Nord Stream 2, Gjermania dhe SHBA bëhen bashkë,

Gjermania dhe SHBA kanë arritur një marrëveshje për Nord Stream 2, gazsjellësin gati të përfunduar që do të dyfishojë sasinë e gazit natyror që Rusia eksporton në Europë. Mediat e huaja shkruajnë se qeveria e SHBA shqetësohet për faktin se ai do të përdoret si armë politike nga presidenti rus Putin.

Ndërkohë, Gjermania ka marrë përsipër që të ndalojë çdo lloj përpjekjeje të Rusisë për  të përdorur gazsjellësin si një armë apo një akt armiqësor ndaj Ukrainës. Gjermania është impenjuar dhe në nivel europiam për të kufizuar eksportin rus në sektorin energjetik.

Moska vazhdon të paguajë Kievin për të drejtat e transitit, 3 miliardë dollarë në vit, në bazë të një marrëveshjeje mes Rusisë dhe Ukrainës e cila skadon në vitin 2024 dhe që mund të zgjatet sërish.

ME TE LEXUARAT