Friedrich Merz zgjidhet Kancelar i Gjermanisë në raundin e dytë! Pse dështoi herën e kaluar!

Lideri konservator i Gjermanisë, Friedrich Merz ka siguruar shumicën në një votim parlamentar në Bundestag, për t’u bërë zyrtarisht Kancelar. Merz siguroi 325 vota.
Votimi i dytë erdhi pas atij të parit të ndodhur të martën paradite, kur Friedrich Merz kishte nevojë për 316 vota në Bundestagun me 630 vende, por siguroi vetëm 310. Dështimi i Merz që të zgjidhej që në raundin e parë të votimit është parë si i pashembullt në historinë moderne gjermane.
Koalicioni i tij CDU/CSU/SPD nominalisht ka 328 vota në Bundestag, por ai mori vetëm 310 ; 18 më pak nga sa do të pritej të merrte dhe më e rëndësishmja, gjashtë më pak se shumica e nevojshme për ta konfirmuar atë si kancelarin e ardhshëm.
Pas këtij rezultati, seanca u ndërpre për t’u dhënë mundësi grupeve politike të konsultohen dhe të vendosin për hapat e mëtejshëm.


