I kanë dhënë fund lidhjes? Arsimi thumbon Anën publikisht: Je për çmim Oscar

Showbiz

I kanë dhënë fund lidhjes? Arsimi thumbon Anën publikisht:

Pasi u zbulua lidhja e tyre e fshehtë, Ana Lleshi dhe Arsim Abduli kanë qenë një nga dyshet më të diskutuara në mediat rozë. Ana tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë edhe me djalin e Arsimit, pasi ndau në rrjete sociale një video të tij. Ajo ndau në InstaStory një video-mesazh të të voglit, i cili i thotë se e do shumë.

Mirëpo së fundmi duket se gjërat mes tyre nuk po shkojnë siç duhet. Ana ka bërë sot një deklaratë që i ka habitur të gjithë.

I kanë dhënë fund lidhjes? Arsimi thumbon Anën publikisht:

“A ndjen dashuri për ndonjë?”, e ka pyetur një nga ndjekësit. “Të jem e sinqertë, nuk e di, ndoshta ose po…jam pak konfuze dhe besoj kam të drejtë”, i është përgjigjur Ana.

Ndërkohë edhe Arsimi ka bërë një deklaratë që shumë e kanë përkthyer si një thumb kundrejt Anës. Ai ka ndarë një foto nga çmimet “Oscars” dhe përkrah ka shkruar:

I kanë dhënë fund lidhjes? Arsimi thumbon Anën publikisht:

“Unë personalisht ju prezantoj këtë çmim dhe ju të gjithë keni diçka të përbashkët, emri juaj fillon me A (njerëz të rremë)”.

Por përveç kësaj ka një tjetër detaj, që i ka bërë ndjekësit e dyshes të dyshojnë akoma më shumë për ndarje.

I kanë dhënë fund lidhjes? Arsimi thumbon Anën publikisht:

Ana dhe Arsimi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, dhe duket se lidhja mes tyre ka marrë fund. Megjithatë pritet të ketë një reagim nga ata të dy për të mësuar se si është e vërteta dhe çfarë ka ndodhur mes çiftit.

ME TE LEXUARAT