E rëndë/ Përmbyset autobusi me turistë, 11 të vdekur dhe 17 të plagosur

Bota

E rëndë/ Përmbyset autobusi me turistë, 11 të vdekur

Një aksident tragjik ka ndodhur në Meksikë, ku të paktën 11 persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën. Sipas mediave të huaja, një autobus turistik u përmbys në Nuevo Leon, pasi ishte nisur nga Monterrey për në Tampico.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shoferi është përgjumur ndërsa ka qenë në timon, duke bërë që autobusi të godasë një nga barrierat mbrojtëse dhe me pas të përmbyset.

Mes viktimave ndodhen edhe dy fëmijë të moshës 5 vjeç, teksa gjendja e disa prej persona që kanë mbetur të plagosur paraqitet e rëndë.

 

ME TE LEXUARAT