“Dikush mund të më rrëmbejë, jam i frikësuar”, momenti kur fëmija i braktisur i kërkon ndihmë policisë

Bota

“Dikush mund të më rrëmbejë, jam i

Momenti kur një fëmijë migrant që qante iu afrua policisë kufitare në SHBA pranë  kufirit Meksikë-SHBA në Teksas duke i kërkuar ndihmë është bërë viral në internet.

“Unë po vija me një grup dhe ata më braktisën. Nuk e di se ku janë,” i tha fëmija oficerit.

Djali është një nga qindra fëmijë të braktisur që përpiqen të kalojnë kufirin çdo ditë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Statistikat e publikuara nga qeveria zbuluan se 171.000 migrantë u kapën nga autoritetet amerikane në kufi në muajin mars, numri më i lartë mujor në dy dekadat e fundit.

Totali përfshin rreth 19.000 fëmijë migrantë të pashoqëruar dhe 53.000 anëtarë të familjeve që udhëtojnë së bashku.

Totali i arrestimeve në mars në kufirin SHBA, në Meksikë përfaqëson nivelin më të lartë mujor që nga prilli i vitit  2000 kur agjentët e patrullimit të kufirit kapën më shumë se 180,000 migrantë.  

Presidenti Joe Biden muajin e kaluar emëroi Nënpresident Kamala Harris për të udhëhequr përpjekjet e administratës në gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë për krizën e saj të imigracionit.

Në videon e djalit që kërkon ndihmë, agjenti pyet: ‘Ju nuk e dini se ku ndodhen? Ata të lanë vetëm? ‘

Fëmija i tronditur, duke luftuar për të ruajtur qetësinë e tij, dyshohet se  ishte dërguar në Shtetet e Bashkuara nga prindërit e tij, të cilët nuk ishin pjesë e grupit të migrantëve me të cilët ai kishte udhëtuar.

”Në fund ata më braktisën. Unë kam ardhur këtu për të të kërkuar ndihmë, ” tha djali i frikësuar.

Agjenti e pyeti djalin nëse ishte udhëzuar ‘të vinte të kërkonte ndihmë’, por fëmija u përgjigj, ‘jo, unë po vij sepse nuk kam ku të shkoj. Dikush mund të më rrëmbejë. Kam frike.”

Univision raportoi se fëmija, mosha dhe kombësia e të cilit nuk janë bërë publike nga Dogana e SHBA dhe Mbrojtja e Kufirit, kaloi tërë natën duke udhëtuar nëpër rajonin e Luginës së Rio Grande pas hyrjes së tij të paligjshme në vend.

Shefi i Sektorit të Patrullës Kufitare të El Paso-s Gloria Chavez i tha rrjetit se prindërit duhet të mendojnë për mirëqenien e fëmijëve të tyre sa herë që dërgohen vetëm për të kaluar kufirin e rrezikshëm Meksikë-Shtetet e Bashkuara.

ME TE LEXUARAT