Bllokimi i Rinasit, shoqërohet në polici kontrollori i parë: Jam i stresuar, mora borxh te familjarët

Aktualitet

Bllokimi i Rinasit, shoqërohet në polici kontrollori i parë: Jam

Kontrollori i parë nga 80 punonjës që janë gjithsej në kullën e Rinasit është shoqëruar në polici. Kontrollori që është shoqëruar është Muhni Mezini.

Ai u përfol në media ditën e sotme se ishte një nga punonjësit e stresuar që kishte marrë para borxh te familjarët për të përballuar jetesën. Mezini është thirrur në polici pasi ka përfunduar turnin dhe është një nga 5 kontrollorët që ka shprehur paaftësinë për të kryer detyrën për shkak të stresit.

Por cfarë po ndodh në Rinas?


Aeroporti i vetëm në Shqipëri prej mëngjesit të sotëm është në kaos total, pasi nuk mund të realizohet asnjë fluturim, si në hyrje dhe dalje, përpos atyre që kalojnë në hapësirën ajrore të vendit tonë. Shkak është bërë greva e kontrollorëve që akuzojnë se u është ulur paga për shkak të pandemisë prej vitit të kaluar.

Përmes Sindikatës, avokatit, por edhe vetë drejtpërdrejt ata deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në momentin që do të shfuqizohet vendimi që u ul pagat. Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën dhe Ilir Metën se qëndron pas bllokimit të Rinasit, ndërsa kontrollorëve u vendosi ultimatum që të rikthehen në punë deri nesër, në të kundërt do të largohen, citon Abcnews.

Ministrja Balluku e cilësoi veprimin e kontrollorëve grusht shteti dhe pasditen e sotme dërgoi në Rinas ushtrinë dhe policinë për të marrë në dorë kullën e kontrollit me argumentin se është objekt me rëndësi të veçantë.

ME TE LEXUARAT