Dëshmon një prej autorëve të sulmit në Moskë: E bëra për 5000 euro, më rekrutuan në Instagram!
Lajmifundit
/
23 Mars 2024, 18:38
Bota

Një video është publikuar në telegram nga drejtoresha e Russia Today, Margarita Simonyan ne lidhje me autoret e sulmit te djeshem ne Moske.
Aty duket që po merret në pyetje një prej sulmuesve terroristë në Moskë, ku u vranë 145 persona dhe mbetën qindra të plagosur.

Pas arrestimit është i shtrirë diku, i lidhur me duart pas shpine dhe një oficer që po mban kokën e tij nga flokët teksa i bën pyetje.
Terroristi i dyshuar thotë se ka ardhur në Rusi nga Turqia, më datë 4 mars dhe i është premtuar se do ti jepnin gjysëm milioni rubla për sulmin, rreth 5 mijë euro.


