Gjendet i vdekur 77-vjecari në breg të Lumit Buna
Lajmifundit
/
23 Mars 2024, 17:47
Aktualitet

Nje 77 vjecar eshte gjetur pa jete diten e sotme ne bregun e Lumit Buna.
Lajmi u njoftua nnga policia lokale.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në bregun e lumit Buna, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit P. Gj., 77 vjeç, banues në fshatin Dajç, i cili dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ujërat e lumit, kur po hidhte mbeturina, dhe është mbytur.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje.


