Del jashtë kontrollit zjarri në Turqi, vdesin 4 persona, evakuuohen qindra të tjerë
Lajmifundit
/
30 July 2021, 09:56
Bota

Situata e zjarreve në Turqi nuk paraqitet aspak e mirë. Mësohet se zjarri ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa janë shënuar 4 viktima, gjatë dy ditëve.

Mediat turke bëjnë me dije se forcat e shpëtimit kanë arritur që të evakuuojnë qindra persona, duke i dërguar në një zonë më të sigurt.
Mësohet se zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Autoritetet kanë treguar se janë shkrumbuar shtëpi, toka, stalla dhe shumë fshatra, ndërsa 4000 zjarrfikës të ndihmuar nga 20 helikopterë dhe avionë vijojnë pa ndaluar punën.

Kujtojmë se zjarri nisi në Antalia fillimisht, ndërsa situata ka dalë jashtë kontrollit.


