Përmbytje masive në Afganistan, 40 të vdekur, 150 të zhdukur
Lajmifundit
/
30 July 2021, 09:49
Bota

Situata e përmbytjeve në Afganistan është rënduar. Sipas autoriteteve lokale, aktualisht kanë ndërruar jetë 40 persona, ndërsa 150 të tjerë janë zhdukur.

Situata më e rënduar është në provincën verilindore të Nuristanit, ndërsa mësohet se 80 shtëpi janë shkatërruar.
Përpos kësaj situate, Afganistani po përballet me një valë të tretë të pandemisë. Ka qenë pikërisht varianti Delta që ka përkeqësuar situatën, ndërkohë që edhe vaksinimi nuk po ecën me ritme të duhura.


