Covid "pushton" Greqinë, mijëra raste të reja gjatë 24-orëve, rriten viktimat
Lajmifundit
/
15 Prill 2021, 17:53
Bota

Greqia ka shënuar rritje të rasteve me Covid krahasuar me bilancin e një jave më parë.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3,833 të prekur me koronavirus, ndërsa 104 persona fatkeqësisht kanë humbur jetën.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 308, 006 të prekur, 51,3% e tyre janë burra.Atika ka rezultuar me numrin më të lartë të infeksioneve, aktualisht 1861 të prekur.


