Breshër dhe shira të rrëmbyeshëm, moti i keq pushton Italinë (Foto)

Bota

Breshër dhe shira të rrëmbyeshëm, moti i keq pushton

Moti i keq ka pushtuar Italinë veriore një ditë më parë, duke sjellë rrëshqitje toke dhe përmbytje. Mediat italiane shkruajnë se situata më e rënduar ka qenë në qytetin e Komos ku disa rrugë u kthyen në lumenj.

Breshër dhe shira të rrëmbyeshëm, moti i keq pushton

Pamje të tmerrshme u shpërndanë në rrjetet sociale ku uji merrte gjithçka i dilte përpara në rrugët, ndërsa rrëshqitje toke pati pranë liqenit të Komos.

Breshër dhe shira të rrëmbyeshëm, moti i keq pushton

Disa fshatra u izoluan për shkak të reshjeve të mëdha të shiut të cilat bllokuan rrugët, ndërsa uji u fut në shumë banesa dhe disa automjete u zhytën tërësisht në rrugët e shndërruara në lumenj.

ME TE LEXUARAT