Bie nga anija turistike gjatë udhëtimit për në Zelandën e Re, ekipet e shpëtimit prej orësh në kërkim të 73-vjeçarit

Bota

Bie nga anija turistike gjatë udhëtimit për në Zelandën

Një pasagjer i moshuar është zhdukur në det pasi ka rënë nga anija turistike Disney Wonder gjatë një udhëtimi për në Zelandën e Re.

Burri 73-vjeçar nga Melbourne ra nga anija rreth orës 4:30 të mëngjesit të shtunën, ndërsa po udhëtonte drejt Aucklandit.

Anija ktheu kursin në Detin Tasman dhe ekuipazhi kaloi rreth pesë orë duke kërkuar në ujë, përfshirë përdorimin e kamerave termike, por nuk arriti ta gjente pasagjerin. Pasagjerët vunë re për herë të parë ndryshimin e kursit rreth mesditës, ndërsa ekuipazhi njoftoi se kërkimi ishte pa rezultat.

Pasagjeri Mitch Talbot i tha 7News: “Kapiteni erdhi dhe njoftoi se një pasagjer kishte rënë në det, por se nuk ishin në gjendje ta gjenin. Ishte një situatë shumë e zymtë dhe frikshme për pjesën tjetër të ditës. Shumë nga stafi morën pak kohë për t’u rikuperuar.”

Anija “Disney Wonder” është rikthyer në rrugën e saj dhe pritet të arrijë në Zelandën e Re, një ditë më vonë se sa ishte planifikuar, duke përfunduar udhëtimin pesë-netësh Melbourne–Auckland. Kjo është një nga kroçerat e fundit që Disney do të operojë në Australi, ndërsa anija mund të transportojë deri në 1,750 pasagjerë në 11 kuverta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion