Vrasja e kryebashkiakut meksikan Carlos Manzo, arrestohen 7 truprojat e tij, zbulohet roli i tyre

Bota

Vrasja e kryebashkiakut meksikan Carlos Manzo, arrestohen 7 truprojat e tij,

Shtatë truprojat e kryebashkiakut meksikan Carlos Manzo janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e tij, njoftoi prokuroria.

Zyrtarët thanë se truprojat, të cilët ishin oficerë aktivë policie, dyshohen për përfshirje në “vrasje të rëndë”. Autori i dyshuar i sulmit ishte një 17-vjeçar, i cili më pas u vra nga vetë truprojat e Manzos, ndërsa autoritetet dyshojnë se pas ngjarjes qëndronte krimi i organizuar.

Vrasja ndodhi gjatë një aktiviteti publik dhe shkaktoi tronditje të madhe në Meksikë, duke nxitur protesta kundër qeverisë. Forcat federale u dërguan për të forcuar sigurinë në Michoacán.

Manzo, 40 vjeç, ishte i njohur për qëndrimin e tij të ashpër ndaj grupeve kriminale dhe karteleve të drogës. Ai kishte më shumë se një vit që shërbente si kryebashkiak i qytetit Uruapan.

Derisa u arrestuan, shtatë truprojat vazhdonin të ishin në detyrë dhe siguronin mbrojtjen e të vesë së tij, Grecia Quiroz, e cila u emërua kryebashkiake e re nga Kongresi i shtetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion