Egla Ceno përplaset me gazetaren Morava: Zhapik, mos më detyro të kthehem nga "pushimet"

Aktorja Egla Ceno, përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ka imituar gazetaren Kostana Morava, pasi kjo e fundit ngriti dyshime mbi fondet e mbledhura për Erindin 17 vjeçar, djalin jetim që u gjobit në protestë nga policia me 5 milionë lekë të vjetër.
Ceno shkruan: Arsyeja pse unë nuk humba kohën time me këtë lloj zhapiku në një debat televiziv, është se nuk dua të kthej nga pushimet atë Eglën që shumica prej jush njihni.
Erind Goçlari, djaloshi që ka humbur të ëmën dhe jeton në kushte të vështira me të atin dhe motrën e vëllanë, mbahet vetëm me një kemp modest dhe deri në këto momente shqiptarët kanë mbledhur më shumë se 150 mijë euro për të, me nevojën parësore që është ndërtimi i një banese dinjitoze.


