Automjetet ushtarake ruse hyjnë në Ukrainë nga Krimea

Bota

Automjetet ushtarake ruse hyjnë në Ukrainë nga Krimea

Automjetet ushtarake ruse kanë hyrë në Ukrainë përmes Krimesë, sipas një video të publikuar nga Roja Kufitare e Ukrainës.
Është e paqartë se nga cili vendkalim kufitar hyjnë automjetet në Ukrainë – Chongar në lindje ose Kalanchak në perëndim.

Më herët këtë mëngjes, një video e drejtpërdrejtë nga kalimi kufitar i Bjellorusisë tregoi një kolonë trupash dhe automjetesh ushtarake që kalonin në Ukrainë. Videoja është xhiruar rreth orës 6:48 të mëngjesit me kohën lokale në vendkalimin midis Senkivka, Ukrainë dhe Veselovka, Bjellorusi.

Roja Kufitare e Ukrainës tha për CNN në një deklaratë më herët se kufijtë e tyre u sulmuan nga Rusia dhe Bjellorusia, “me përdorimin e artilerisë, pajisjeve të rënda dhe armëve të vogla”. /abcnews.

ME TE LEXUARAT