5 vendet më të lira në Evropë

Bota

5 vendet më të lira në Evropë

Edhe pse shumë shtete të Evropës janë goxha të kushtueshme, ekzistojnë një sërë destinacionesh që kanë kosto të ulët jetese. Kujdesi shëndetësor dhe strehimi i lirë, janë vërtet tunduese. Ndoshta ky artikull mund t’ju vërë në dyshime, aq sa të lini punën dhe të zhvendoseni në këto vende:

Mali i Zi

Vendi, i cili kufizohet me Kroacinë, Bosnjën, Serbinë, Shqipërinë dhe Kosovën, është “aq i vogël sa mund ta përshkoni i me makinë brenda një pasdite.” Megjithatë, ai ka një peizazh shumë të larmishëm, duke filluar nga plazhet mahnitëse te malet dhe liqenet. Disa nga vendet e njohura përfshijnë Gjirin e Kotorrit, Parkun Kombëtar të Liqenit të Shkodrës, Budva dhe bregun e Adriatikut. Kostoja e jetesës është në këtë vend 775 dollarë.

Rumani

Kostoja mesatare e jetesës në Rumani  713 dollarë. Vendi kufizohet me Bullgarinë, Moldavinë, Serbinë dhe Hungarinë dhe ka një vijë bregdetare në Detin e Zi. Rreth një e treta e vendit përbëhet nga malet Karpate të njohura gjithashtu si Alpet e Transilvanisë të cilat gjithashtu kanë vendpushimet e njohura të skive si Brasov, Sinaia dhe Predeal.

Portugalia

Kostoja mesatare e jetesës në Portugali 1,073 dollarë. Nga Lisbona e gjallë dhe tramvajet e saj deri te Porto dhe arkitektura e saj shekullore, vendi mund të jetë magjepsës për shumë njerëz. Ka gjithashtu një klimë të butë, 3000 orë diell në vit dhe kilometra plazhe në Oqeanin Atlantik. Destinacionet e njohura përfshijnë Porto, Lisbona dhe, nëse jeni të interesuar për Algarve.

Hungaria

Kostoja mesatare e jetesës në Hungari 860 dollarë. E vendosur në Evropën Qendrore, Hungaria është pa dalje në det, por është shtëpia e liqenit Balaton, më i madhi në Evropën Qendrore. Kryeqyteti i saj, Budapesti, është i pasur me histori, arkitekturë dhe kulturë. Vendi është gjithashtu i njohur si “vendi i llixhave termale” dhe gjithashtu ka rreth 1500 burime minerale.

Malta

Kostoja mesatare e jetesës në Maltë është pak më e shtrenjtë se vendet e përmendura më parë, por me një mesatare prej 1,340 dollarësh. Arkipelagu Maltez është në mes të Mesdheut dhe vetëm tre ishujt më të mëdhenj — Malta, Gozo dhe Comino — janë të banuara.

Kryeqyteti i Maltës, Valeta, është një qytet i gjallë dhe plot lëvizje. Për adhuruesit e historisë dhe arkeologjisë, ka kalatë e shumta për të eksploruar, si dhe një nga vendet më të ruajtura parahistorike në botë, Hypogeum Hal Saflieni, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion