Me 72 kg kokainë dhe 50 mijë euro cash, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali, si u pikas nga policia

Aktualitet

Me 72 kg kokainë dhe 50 mijë euro cash, arrestohet 29-vjeçari

Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap me 725 kg kokainë dhe 50 mijë euro cash. Sipas mediave italiane, gjithçka filloi me një kontroll normal rrugor në një makinë Peugeot 208, e cila po shkonte drejt Cavriago nga zona e stadiumit Mapei.

Burri që drejtonte makinën nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, duke përfunduar në ndjekje nga oficerët.

Pas disa minutash ndjekjeje, 29-vjeçari shqiptar është arrestuar menjëherë nga policia. Nga kontrolli fillestar në makinën e tij u zbuluan 30,000 euro të mbështjella në tre tufa.

Më pas kontrollet vazhduan në shtëpinë e tij, në zonën e stadiumit Mapei, ku në një makinë të dytë u gjetën në total mbi 72 kilogram me logon ‘Boss’ dhe 20 mijë euro të tjera cash.

Tashmë i riu shqiptar pritet që të dalë para gjykatës dhe të njihet me masën e  dënimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion