Babait shqiptar i bie të fikët gjatë seancës për tragjedinë e Tempit

Bota

Babait shqiptar i bie të fikët gjatë seancës për
Pano Ruçi, shqiptari që humbi djalin e tij, Denisin, në tragjedinë hekurudhore të Tempit, ka humbur ndjenjat gjatë procesit gjyqësor që po zhvillohet në Larisa.

Sipas mediave greke që citon noa.al, Ruçi u ndie keq gjatë seancës, pas dëshmisë së tij, duke shfaqur tension të lartë dhe simptoma që ngritën shqetësime për gjendjen e zemrës.

Në vendngjarje mbërriti një ambulancë, e cila e transportoi në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës për ndihmë mjekësore. Pas incidentit, gjykata ndërpreu seancën.

Ruçi është babai i 22-vjeçarit Denis Ruçi, një prej 57 viktimave të aksidentit hekurudhor të vitit 2023. Ai është bërë i njohur në Greqi për protestat dhe grevën e urisë, përmes të cilave ka kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së djalit.
 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion