Sulm ajror izraelit në Gaza, v'ritet kreu i sigurisë së brendshme të Hamasit

Bota

Sulm ajror izraelit në Gaza, v'ritet kreu i sigurisë së
Një sulm ajror izraelit në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës ka shkaktuar vdekjen e Naim Abu Nahel, i cili drejtonte aparatin e sigurisë së brendshme të Hamasit në Rripin e Gazës.

Lajmi është bërë i ditur pas raportimeve për një sulm të ndërmarrë nga forcat izraelite, ndërsa objektivi ishte një prej figurave të rëndësishme të strukturave të sigurisë së Hamasit.

Ndërkohë, ushtria izraelite dhe agjencia e sigurisë së brendshme Shin Bet kanë konfirmuar përmes një deklarate të përbashkët se kanë goditur një anëtar të lartë të Hamasit. Megjithatë, në njoftimin fillestar autoritetet izraelite nuk bënë publik identitetin e personit të shënjestruar dhe as detaje të hollësishme mbi operacionin.

Sipas raportimeve, sulmi është kryer në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës, ku si pasojë ka mbetur i vrarë Abu Nahel, drejtuesi i aparatit të sigurisë së brendshme të organizatës në këtë territor.

Autoritetet izraelite kanë bërë të ditur se informacione të tjera lidhur me operacionin pritet të publikohen në vijim. Deri atëherë, mbeten të paqarta detajet e plota të sulmit dhe rrethanat në të cilat është goditur objektivi.

Vrasja e një drejtuesi të lartë të strukturave të sigurisë së Hamasit përbën një tjetër zhvillim në operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion