Grabitje spektakolare në Prishtinë, zhduken mbi 275 mijë euro nga kompania e familjarëve të Pacollit

Kosovë&Rajon

Grabitje spektakolare në Prishtinë, zhduken mbi 275 mijë euro nga
Persona të panjohur kanë hyrë natën e së hënës në lokalet e kompanisë „M-Technologie” në fshatin Lebanë të Prishtinës. Sipas Sinjalit, ata kanë marrë nga dy kasaforta mbi 275 mijë euro.

Sipas Sinjalit vjedhja ka ndodhur më 23 nëntor, ndërmjet orës 02:00 dhe 04:30. 
Hajnat fillimisht kanë thyer derën kryesore të objektit. Pastaj kanë thyer edhe tetë dyer të zyrave të ndryshme, gjithsej nëntë dyer.

Nga kasaforta në zyrën e zëvendësdrejtorit janë marrë rreth 100 mijë euro. Nga kasaforta e kontabilitetit janë marrë 175.300 euro. Shuma e përgjithshme e vjedhur arrin në 275.300 euro.

Rasti i është raportuar Policisë rreth orës 04:30 nga një person rreth 48-vjeçar, me inicialet R.P.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë. Për shkak të përmasave të vjedhjes janë angazhuar edhe njësitë rajonale.

 
Prokurori i shtetit është njoftuar dhe e ka cilësuar rastin si „vjedhje e rëndë”.

Deri në publikimin e lajmit, autorët nuk janë identifikuar dhe as arrestuar. Policia vazhdon hetimet.

Kujtojmë se kompania “M-Technologie” aksionarë të saj janë familjarë të Behgjet Pacollit, Osman Pacolli, Sefedin Pacolli, Rrahim Pacolli, Afrim Pacolli, Islam Pacolli dhe Rrustem Pacolli.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion