“Arrestoni Ramën”, banderola gjigante shfaqet para Ministrisë së Arsimit
Lajmifundit
/
21 November 2026, 15:39
Aktualitet

Me thirrjet “Arrestoni Ramën” dhe “Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes”, ka vijuar protesta para Ministrisë së Arsimit, e cila nisi në orën 14:00, ashtu siç ishte paralajmëruar.
Studentët, qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë mbledhur sërish në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kanë theksuar se largimi i tij nga detyra është një kërkesë e panegociueshme, ndërsa përmes thirrjeve dhe sloganeve kanë shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes dhe situatës në vend.


