Të rinjtë e presin me thirrje në kor: Jepe dorëheqjen! Rama: Hajdeni (VIDEO)

Politikë

Të rinjtë e presin me thirrje në kor: Jepe dorëheqjen! Rama:

Asambleja e Partisë Socialiste për Tiranën është mbyllur pas rreth dy orësh diskutimesh, ku pjesën më të madhe të takimit e zuri fjala e kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama.

Në përfundim të mbledhjes, teksa Rama dhe përfaqësues të tjerë të socialistëve po largoheshin nga ambientet e Universitetit të Arteve, një grup studentësh i priste jashtë, në ambientet e Universitetit Politeknik.

Të rinjtë kanë brohoritur në kor thirrjen “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa kryeministri ka reaguar duke e kaluar situatën me sportivitet.

Rama shihet teksa u drejtohet studentëve me një gjest të dorës, ndërsa dëgjohet të thotë: “Hajdeni”.

VIDEO

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion