“Tirana, shtëpia e të gjithë shqiptarëve”/ Ervin Demo prezanton vizionin për kryeqytetin e vitit 2030 në Asamblenë e PS

Politikë

“Tirana, shtëpia e të gjithë shqiptarëve”/ Ervin

Një Tiranë me standardet e një kryeqyteti europian, ku zhvillimi ndihet në jetën e çdo familjeje, është synimi që Ervin Demo shpreh për vitin 2030 në fjalën e tij në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste të Tiranës.

Demo e cilëson Tiranën shtëpi të të gjithë shqiptarëve dhe thekson se njerëzit që kanë ndërtuar jetën në kryeqytet duhet të kenë zërin e tyre në vendimet për të ardhmen e tij.

“Tirana është shtëpia e të gjithë shqiptarëve. Njerëz nga çdo krahinë kanë ndërtuar jetën këtu, kanë rritur fëmijët dhe kanë investuar punën e ëndrrat e tyre në këtë qytet. Secili meriton të ketë zërin e vet në vendimet për të ardhmen e Tiranës”, shprehet ai.

Duke përcaktuar synimin për vitin 2030, Demo e lidh zhvillimin e kryeqytetit me cilësinë e shërbimeve publike dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Synimi ynë për vitin 2030 është një Tiranë me standardet e një kryeqyteti europian, ku zhvillimi ndihet në jetën e çdo familjeje: në shërbimet publike, në lagjen ku banon dhe në mundësitë që kanë fëmijët e saj”, thekson Demo.

Për realizimin e këtij synimi, ai kërkon përfshirje më të gjerë të komuniteteve dhe hapësira për kontributin e qytetarëve. Demo nënvizon angazhimin e përbashkët me Albana Koçiun, Ogerta

Manastirlliu, deputetët dhe strukturat e Partisë Socialiste për të qenë çdo ditë pranë njerëzve, për të dëgjuar shqetësimet dhe për të ndjekur zgjidhjen e tyre.

“Për Tiranën e të gjithëve. Për kryeqytetin europian të vitit 2030”, përfundon mesazhi i tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion