Arrestohet shqiptari, përfitoi 190 mijë euro nga donacionet, mashtronte se vuante nga leukemia, publikohet emri

Kosovë&Rajon

Arrestohet shqiptari, përfitoi 190 mijë euro nga donacionet,
Një rast i dyshuar mashtrimi me donacione humanitare është zbuluar në Gjilan, ku një person dyshohet se ka përfituar rreth 190 mijë euro duke pretenduar se vuante nga leukemia akute dhe se kishte nevojë për para për trajtim mjekësor.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se Endrit Azemi, tashmë i arrestuar, dyshohet se e kishte sajuar historinë e sëmundjes më 9 nëntor 2026, me qëllim përfitimin e kundërligjshëm financiar.

Për të mbledhur paratë, ai kishte hapur një fushatë në platformën online “GoFundMe”, përmes së cilës kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët në Kosovë dhe bashkatdhetarët në diasporë, duke pretenduar se fondet do t’i shërbenin për shërim dhe rehabilitim.

Sipas Prokurorisë, shuma e grumbulluar përmes kësaj fushate arrin në 189 mijë e 206 euro e 8 cent. Megjithatë, pas verifikimit të historikut të tij shëndetësor, autoritetet kanë konstatuar se i dyshuari nuk vuante nga sëmundja për të cilën kishte kërkuar ndihmë financiare.

Sipas hetimeve të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Azemi dyshohet se kishte sajuar historinë e sëmundjes që prej 9 nëntorit 2026, duke krijuar një fushatë humanitare për mbledhjen e fondeve përmes platformës “GoFundMe”.

Por mbledhja e parave nuk ishte kufizuar vetëm në internet. Familjarët e tij kishin kërkuar ndihmë edhe drejtpërdrejt nga qytetarët në Gjilan, duke vendosur një pikë grumbullimi të donacioneve në sheshin e qytetit.

Madje, motra e Endrit Azemit kishte bërë thirrje publike përmes rrjeteve sociale, duke iu kërkuar qytetarëve që të kontribuonin financiarisht për shërimin e tij. Ajo u ishte drejtuar qytetarëve me apel emocional, duke kërkuar ndihmë për të shpëtuar jetën e vëllait. Ndërkohë, sipas Prokurorisë, verifikimet e kryera kanë ngritur dyshime se pretendimet për sëmundjen nuk qëndronin dhe se i dyshuari nuk vuante nga leukemia akute.

Arrestohet shqiptari, përfitoi 190 mijë euro nga donacionet,

Pas marrjes së informacioneve për rastin, Prokuroria, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë veprime hetimore dhe ka urdhëruar bllokimin e parave të grumbulluara në llogaritë bankare të identifikuara. Endrit Azemi u arrestua më 21 nëntor, rreth orës 22:00, pasi ishte shpallur në kërkim policor. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai u dërgua në ndalim për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.

Rasti ka shkaktuar reagime të shumta, pasi fushata kishte mobilizuar qytetarë të shumtë, të cilët kishin kontribuar financiarisht me bindjen se po ndihmonin një person të prekur nga një sëmundje e rëndë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion