Arrestohet 29-vjeçari në Vlorë për dr'ogë dhe vje'dhje, policia i gjen në banesë edhe...

Aktualitet

Arrestohet 29-vjeçari në Vlorë për dr'ogë dhe
Një 29-vjeçar nga Kanina është arrestuar nga Policia e Vlorës në kuadër të operacionit të koduar “Results”, pasi dyshohet se është përfshirë në kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, si edhe në një rast vjedhjeje.

Në pranga ka rënë D. F., banues në Kaninë. Sipas hetimeve të policisë, 29-vjeçari dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike në banesën e tij dhe më pas i posedonte ato me qëllim shitjen. 
 
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, efektivët gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Paralelisht, hetimet kanë lidhur të dyshuarin edhe me vjedhjen e një banese në fshatin Kaninë, ngjarje e regjistruar më 2 tetor 2026.

Policia bën me dije se po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për procedurat e mëtejshme.

ME TE LEXUARAT