Arerstohen shqiptarët e Kosovës, ishin dënuar me nga 15 vite burg në Gjermani

Aktualitet

Arerstohen shqiptarët e Kosovës, ishin dënuar me nga 15 vite burg
Dy shtetas nga Kosova, të dënuar me nga 15 vite burg secili në Gjermani për vjedhje me dhunë, janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës, me qëllim ekstradimin drejt shtetit gjerman. Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Wanted” janë kapur shtetasit G. M., 22 vjeç, dhe F. B., 24 vjeç, të dy banues në Vushtrri.

Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, pasi Gjykata e Erfurtit, në Gjermani, më 1 qershor 2026, i kishte dënuar me nga 15 vite burgim secilin.

Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”, të parashikuara nga Kodi Penal gjerman. Arrestimi i tyre u krye nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të kontrolleve për identifikimin dhe kapjen e personave në kërkim.


 Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, po vijon procedurat për finalizimin e ekstradimit të dy shtetasve drejt Gjermanisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion