Alarm për bo'mbë edhe në mbledhjen e prokurorëve, kontrolle pas emailit kërcënues

Aktualitet

Alarm për bo'mbë edhe në mbledhjen e prokurorëve,
Një alarm për bombë është ngritur gjatë mbledhjes së prokurorëve, pas mbërritjes së një emaili kërcënues në adresë të institucioneve.

Sipas informacioneve paraprake, mesazhi përmban kërcënime për vendosjen e një mjeti shpërthyes, duke vënë në lëvizje strukturat përkatëse të sigurisë.

Policia po ndjek situatën dhe pritet të verifikojë përmbajtjen e emailit, si dhe vërtetësinë e pretendimeve për praninë e një mjeti shpërthyes.

Me heret edhe policia reagoi nepermjet nje njoftimi.

Policia e Shtetit

Në adresat elektronike zyrtare të disa institucioneve shtetërore është dërguar një mesazh kërcënues, në të cilin pretendohet për vendosjen e lënde shpërthyese në ambientet e tyre.

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet. Deri tani, nuk është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit vijojnë punën për identifikimin e burimit të mesazhit.

 

ME TE LEXUARAT