Zjarri shkrumbon stallën në Shkodër, ngrodhin bagëtitë e 76-vjeçarit

Aktualitet

Zjarri shkrumbon stallën në Shkodër, ngrodhin bagëtitë

Një stallë bagëtish në fshatin Mesul të Shkodrës është shkrumbuar plotësisht nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme teksa një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu të gjithë objektin. Stalla në pronësi të shtetasit K. K., 76 vjeç është dëmtuar plotësisht duke çuar kështu dhe në ngordhjen e bagëtive të imëta që ndodheshin brenda në stallë në momentin e zjarrit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për ndezjen e flakëve të jetë bërë një shkëndijë elektrike ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT