Basti me shokët për 10 mijë lekë të vjetra, hidhet nga dritarja e klasës 16-vjeçari në Gjirokastër

Aktualitet

Basti me shokët për 10 mijë lekë të vjetra, hidhet nga

Një tjetër ngjarje e paprecedentë mësohet të ketë ndodhur në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër ku një nxënës është hedhur nga dritarja e klasës së tij.

Në rrethana ende të paqarta, nxënësi i vitit të 2-të i idenfikuar si A. M. 16 vjeç, papritur ka hapur dritaren e klasës dhe është hedhur në oborrin e shkollës.

Sipas asaj që raportohet në media, nga dëshmia e 3 shokëve të klasës mësohet se 16-vjeçari është hedhur nga dritarja pas një basti të vendosur me shokët e tij me 10 mijë lekë të vjetra.

Sakaq 16-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore pasi nga hedhja ka pësuar disa lëndime, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Kujtojmë që ngjarje të rënda janë regjistruar pak më parë në këtë gjimnaz. Në tre muajt e fundit dy nxënës të gjimnazit “Siri Shapllo”, Irsa Muçollari dhe Veip Peçi i kanë dhënë fund jetës, ndërsa shkaqet vijojnë të mbeten të pazbardhura.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion