Sherri mes vajzave në Korçë/ Procedohet penalisht 18-vjeçarja që goditi me gotë në fytyrë të renë

Aktualitet

Sherri mes vajzave në Korçë/ Procedohet penalisht

Policia e Korçës ka nisur procedimin penal ndaj 18-vjeçares F. D., pasi mbrëmjen e së hënës dyshohet se ka goditur me gotë në fytyrë një 19-vjeçare.

Sipas policisë, materialet ndaj të resë janë referuar në prokurori për veprën penale plagosje e lehtë me dashje.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt në ambientet e një lokali në lagjen nr. 2, Korçë, informojmë se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen F. D., 18 vjeçe, banuese në Cangonj, e cila dyshohet se për motive të dobëta, goditi me gotë, në fytyrë, shtetasen P. M., 19 vjeçe, e cila mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion