Zgjatet ora policore, Manastirliu: Nga e hëna lehtësohen masat anti-COVID

Aktualitet

Zgjatet ora policore, Manastirliu: Nga e hëna lehtësohen masat

Nga e hëna, masat anti-COVID në Shqipëri do të jenë më të lehtësuara.

Duke argumentuar se numri i të infektuarve dhe vdekjeve ka qenë në rënie të qëndrueshme gjatë këtyre ditëve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi zgjatjen e orës policore.

“Në vlerësim të situatës epidemiologjike të 6 javëve të fundit, kemi vendosur të ndërmarrim disa masa të reja:

-Të zgjatet ora e lejuar të qarkullimit të qytetarëve, ora e lejuar do të jetë ora 22 e mbrëmjes, duke filluar nga data e nesërme.

Zgjatet me dy orë edhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve.

Mbeten në fuqi të gjitha masat, përveç orës policore që do të lehtësohet nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit.

Duke marrë parasysh edhe përmirësimin e ndjeshëm të situatës në Mbretërinë e Bashkuar, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve.”

Kjo vendimmarrje erdhi e inicuar edhe për shkak të muajit të Ramazanit. Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi pak ditë më parë lehtësimin e masave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion