143 kg kokainë në banane, gjykata e Durrësit lë në burg pronarët e kompanisë
Lajmifundit
/
13 Prill 2021, 10:56
Aktualitet

Gjykata e Durresit la ne arrest me burg dy personat e arrestuar tri dite me pare per ngarkesen me 143 kilograme kokaine te mberritur ne Shqiperi ne kontejneret e bananeve.
Diten e sotme shtetasit Klajdi Xibraku dhe Erion Peti, dolen para gjykates per caktimin e mases se sigurise.
Prokurori Bledar Bejko kerkoi ndaj tyre arrest me burg, mase qe u la ne fuqi nga gjykata.
Ata akuzohen se kane porositur kontejneret me banane per llogari te kompanise se tyre "Massabi Fruits" nderkohe qe brenda ngarkeses te shtunen u gjeten 143 kilograme kokaine e cila u sekuestrua ne portin e Durresit.


