Vrasja e Iliria Sulës në Itali, reagon Universiteti La Sapienza: Një krim i tmerrshëm!

Aktualitet

Vrasja e Iliria Sulës në Itali, reagon Universiteti La Sapienza:

Universiteti i Romës La Sapienza ka shprehur ngushëllime për 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula, e cila u gjet e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli në Itali, pasi u vra me thikë nga i dashuri i saj Mark Samson.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, universiteti e ka cilësuar vrasjen e saj si një krim të tmerrshëm.

"Fatkeqësisht, Ilaria u gjet e pajetë: një krim i tmerrshëm dhe brutal që na lë pa fjalë dhe me zemra të thyera. Në këtë moment dhimbjeje.

Ne jemi me familjen e studentes sonë, të dashurve të saj më të afërt dhe të gjithë komunitetit studentor të Sapienzës, i cili ditët e fundit u bashkua në një kërkim të dëshpëruar për të.

Më 2 prill, të mërkurën, në orën 18:30, për të kujtuar Laria Sula, kushdo mund të sjellë një lule në Ndërtesën e Statistikave",  thuhet në postimin e universitetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion