Krijimi i Shtetit Bektashi/ Ish-këshilltari i Bill Clinton: U impresionova nga Baba Mondi, duhet një entiteti i pavarur si Vatikani

Christopher Hyland, ish-këshilltar i Bill Clinton ka dhënë një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar ku ka folur për mbështetjen e tij ndaj Baba Mondit dhe krijimit të një shteti Bektashi, një ide kjo e iniciuar nga kryeministri Edi Rama.
I pyetur nga gazetarja Semiljana Azizi, Hyland ka treguar se ka qenë i impresionuar se sa i angazhuar, i hapur dhe bashkëpunues ishte Baba Mondi, nga takimi i parë që ka patur me të. Ndër të tjera ai ka treguar se është i vendosur deri në krijimin e shtetit Bektashi në Shqipëri.
Pjesë nga intervista:
Semiljana Azizi: Si u njohët me Bektashinjtë?
Christopher Hyland: Isha duke vizituar Shqipërinë me Haziz Vardar, producentin e madh shqiptar qe jeton ne France dhe pronarin e teatrit dhe muzeve Bektashi në mbarë botën. Ai më tha, “A do të doje të takosh Baba Mondi?” Dhe më shpjegoi kush ishte Baba Mondi dhe për çfarë qëllimesh ishte ai.
Dhe, natyrisht, menjëherë dëshirova ta takoj. Kisha dëgjuar diçka të papërcaktuar për këtë më parë. I thashe Baba Mondit, “Do të ishte mirë që ju të ishit një entitet i pavarur si Vatikani, duke përhapur këto pikëpamje.”
Dhe fillova të flas me çdo person që mund ta lidhja me këtë çështje. P.sh., në apartamentin tim me Haziz dhe Farhat Hoxhën, pata një darkë dhe për gjysmë ore ose 40 minuta, i shpjegova Farhatit, diplomatit të shkëlqyer shqiptar, që në atë kohë ishte në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Këshillin e Sigurisë Ndërkombëtare të Kombet e Bashkuara. Argumentova se kjo duhet të ishte një shtet i pavarur.
Pra, nëse ishte Haziz, Baba Mondi, Farhat Hoxha, çdo person që mund të flisja, unë e promovova këtë ide. Dhe e di, për t’ju thënë, që Haziz është plotësisht i angazhuar për këtë në çdo mënyrë dhe formë. Dhe ne kemi për qëllim të qëndrojmë në këtë rrugë për ta bërë atë të ndodhë.
Semiljana Azizi: Cila ka qenë përshtypja juaj e parë për Baba Mondin?
Christopher Hyland : Isha i impresionuar nga mënyra se si ai ishte kaq i angazhuar, si ishte kaq i hapur, si ishte kaq natyral, si nuk kishte asnjë barrierë në asnjë mënyrë. Ai më angazhoi në çdo mënyrë të mundshme.
Më çoi në një tur të Qendrës Bektashi dhe në katin e muzeut, ku vërtet u zbulua këmbëngulësia e këtij grupi. Dhe vërtet më kujtoi ditët e mia në Teheran kur mësova për herë të parë për Bektashin si pjesë të atij komuniteti më të madh. Ai është një person shume i perkushtuar ne besim dhe bujar. Në çdo gjë që thotë, është për dashurinë, tolerancën dhe përfshirjen.
Semiljana Azizi: Keni ndonjë histori interesante për Shqipërinë?
Christopher Hyland: Një histori që më pëlqen shumë për Shqipërinë është se gjatë periudhës komuniste, kishte mikrofone kudo që qeveria të mund të dëgjonte çdo gjë që thonit.
Por tani, në lirinë e demokracisë, në të gjitha kafetë, restorantet, shtëpitë, në vendet publike, kudo në vend, nuk ka nevojë për mikrofone, sepse të gjithë janë kaq të zëshëm në shprehjen e pikëpamjes së tyre. Dhe mendoj se kjo pasqyron një demokraci të gjallë.


