Votat nga Greqia rrezikojnë mandatin e PD-së në Lezhë, PS ngushton diferencën

Aktualitet

Votat nga Greqia rrezikojnë mandatin e PD-së në Lezhë, PS

Numërimi i votave të Greqisë për qarkun e Lezhës po ngushton diferencën mes koalicionit të PD-së që deri tani ka 4 mandate dhe PS-së e cila ka marrë 3 mandate.

Nga numërimi i 10,695 zarfave nga 11,841 që janë në total, PD-ja është përpara me 621 vota, ndërkohë që me votat e Shqipërisë diferenca ishte rreth 1,500 vota.

Kjo ka bërë që në Parkun Olimpik të shtohet interesi për kutitë e Lezhës. Kandidati i PD-së, Kastriot Piroli është ai që rrezikon nëse PD-ja humbet mandatin në Lezhë, pasi është renditur i dyti në listën e hapur pas Gjin Gjonit.

Mesditën e sotme në ndihmë të tij ka shkuar edhe më e votuara e PD-së në Tiranë, Jorida Tabaku teksa ka zhvilluar një bisedë të ngushtë me numëruesit demokratë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion