Zbulohet arsyeja e vr*sjes së influenceres 23-vjeçare teksa ishte live në TikTok

Bota

Zbulohet arsyeja e vr*sjes së influenceres 23-vjeçare teksa ishte

Një influencuese e re meksikane e mediave sociale, u qëllua për vdekje me armë zjarri gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të TikTok, në një incident që tronditi vendin.

“Vdekja e Valeria Márquez, 23 vjeçe, po hetohet si një femicid, vrasja e një gruaje apo vajze për arsye gjinore”-deklaroi prokurori i rajonit të Jaliscos.

Sipas autoriteteve meksikane, femicidi mund të përfshijë dhunë degraduese, abuzim seksual, një marrëdhënie me vrasësin ose ekspozimin e trupit të viktimës në një hapësirë publike.

Márquez u vra në sallonin e bukurisë ku ajo punonte në qytetin e Zapopan nga një burrë që hyri brenda dhe e qëlloi. Zyra e prokurorit nuk përmendi një të dyshuar.

Pak sekonda para incidentit, Márquez u pa në transmetimin e saj të drejtpërdrejtë në TikTok e ulur në një tavolinë duke shtrënguar në krahë një lodër pellushi. Vajza dëgjohet duke thënë: “Ata po vijnë”, përpara se një zë në sfond e pyet: “Hej, Vale?”. “Po” i përgjigjet ajo dhe në atë moment, qëllohet në gjoks e në kokë.

Márquez, e cila kishte afro 200,000 ndjekës në Instagram dhe TikTok, kishte thënë më herët në transmetimin e drejtpërdrejtë se dikush kishte shkuar në sallon kur ajo nuk ishte atje me një “dhuratë të shtrenjtë” për t’i ofruar. 23 vjecarja, e cila dukej e shqetësuar, tha se nuk po planifikonte të priste që personi të kthehej.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion