Mashtronte qytetarë dhe u merrte shuma parash, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 64-vjeçar, i identifikuar si Spiridon Lito, i cili akuzohet për mashtrim ndaj qytetarëve me qëllim përfitimi financiar.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, nga hetimet e bëra ka rezultuar se Lito ka qenë i dënuar më parë, për të njëjtën veprimtari.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 500-1000 euro, nga qytetarë të ndryshëm, duke iu prezantuar si mik i fëmijëve të tyre, që jetonin jashtë vendit.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, nën drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “The Friend”.
Përfitonte shuma të ndryshme parash nga qytetarët, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 64-vjeçari.
i dënuar më parë, për të njëjtën veprimtari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “The friend”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit: S. L., 64 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 500-1000 euro, nga qytetarë të ndryshëm, duke iu prezantuar si mik i fëmijëve të tyre, që jetonin jashtë vendit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


