Vidhet ‘Range Rover’ në Astir, policia e gjen të braktisur pas 4 orësh në Fushë-Krujë

Aktualitet

Vidhet ‘Range Rover’ në Astir, policia e gjen të braktisur

Një automjet ‘Range Rover’ është vjedhur në Astir, ndërsa ai është gjetur pas 4 orësh i braktisur në Fushë-Krujë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën ‘Teodor Keko’.  37-vjeçari me inicialet S.Xh, pronar i mjetit (i cili rezulton me precedent penal në fushën e drogës) sapo ka konstatuar se mjetin luksoz ia kishin marre ka njoftuar policinë. Pronari tha se mjeti i tij ishte i pajisur me GPS dhe kjo e ndihmoi policinë për ta gjurmuar.

Pas 4 orësh ndjekje ‘Range Rover’ u gjet në Fushë-Krujë i braktisur. Policia e ka sekuestruar mjetin në cilësi të provës materiale dhe po analizon gjurmët për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Mjetet luksoze janë vënë në shënjestër të hajduteve të makinave. Edhe 3 ditë me parë një tjetër mjet Range Rover u vodh në zonën e ish-Bllokut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion