Kaosi në Rinas, lihet i lirë pas 6 orësh ish-drejtori i Aviacionit Civil
Lajmifundit
/
9 April 2021, 09:05
Aktualitet

Pas 6 orësh është liruar Petrit Sulaj, ish-drejtori i Aviacionit Civil. Kujtojmë se një ditë më parë ai u shoqërua në polici, për tu marrë në pyetje, lidhur me krizën që pësoi aeroporti i Rinasit, pas bojkotit të punës nga kontrollorët.
Ai u shoqërua në polici pasi numri i tij i celularit doli tek bisedat telefonike të kontrollorëve ajrorë që u shoqëruan.


