Video erotike me Safet Gjicin, arrestohet në Shkodër Alma Kaci

Aktualitet

Video erotike me Safet Gjicin, arrestohet në Shkodër Alma Kaci

SPAK nuk ka kursyer sa gruan ne videon erotike me Safet Gjicin ne zyren e kryetarit te Bashkise ne Kukes.

Mesohet se pak ore me pare, është kapur në Shkodër Alma Kaçi, vajza e cila u pa në videon intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici.

Mësohet se Kaçi është vënë në “arrest shtëpiak” nën akuzën e korrupsionit aktiv ( neni 245 i K.P).

Ditën e sotme është vënë në pranga ish drejtuesi i bashkisë Kukës Safet Gjici për korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë ose i të zgjedhurve vendorë ( neni 260 K.P), me urdhër të SPAK.

Ndaj Alma Kaçit përvec masës së sigurisë arrest shtëpie është vendosur dhe masa tjetër ajo e  ndalimit të daljes jashtë shtetit ku përveç njoftimit në policinë kufitare është vendosur dhe bllokimi i pasaportës dhe kartës së saj të identitetit.

Ne videon e bërë publike para një jave, Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me Alma Kaçin, dhe pasi kryejnë marrëdhënie seksuale flasin për një tender për qentë e rrugëve.

Safet Gjici është arrestuar me urdhër të SPAK pranë banesës së tij në Tiranë.

ME TE LEXUARAT