Foto e Safet Gjicit me pranga në duar, u tha hetuesve "kemi lidhje intime" me gruan në video

Ne kete foto, duket ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici qe u arrestua me urdhër të SPAK nën akuzën për korrupsion pasiv.
Në pamjet e arrestimit duket Gjici ndërkohë që futet në makinën e policisë, ne ambientet e drejtorise se Tiranes.
Fillimisht SPAK nisi hetimet kryesisht në lidhje me akuzën “Shpërdorim detyre” pas publikimit të videoskandalit, sot i janë vënë prangat nën akuzën “Korrupsion pasiv” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, pasi në videon e plotë të publikuar dilte në pah biseda e tij me gruan me të cilën kryente marrëdhënie, për një tender për sterilizimin e qenve të rrugës.

Cfare tha Safet Gjici para hetuesve te SPAK dhe BKH
Pas arrestimit ne zonen e Vilave Gjermane ne Tirane, ish kryebashkiaku i Kukesit Safet Gjici eshte derguar ne ambientet e policise se Tiranes.
Aty ai eshte perballur me oficeret e policise te cilet i bene te ditur vendimin e gjykates se posacme per masen arrest me burg me akuzat korrupsion dhe shperdorim detyre.
Avokati i Gjicit, Perparim Kulluri ka qene prezent gjate procedurave ne policine e Tiranes.
Ai ka pohuar se Gjici nuk ka kryer asnje akt korrupsioni, pasi ka pasur lidhje intime me Alma Kacin dhe tenderi i pretenduar per qente ne Kukes, nuk eshte finalizuar.

Arrestohet me akuzen e korrupsionit Safet Gjici.
Ai ka rene ne pranga diten e sotme me urdjer te Spak.
Arrestimi lidhet me video skandalin ku Gjici u filmua me nje grua duke kryer mardhenje seksuale ne zyren e kreut te Bashkise Kukes.
Pas videos se Alma Kacit, Gjici dha doreheqjen ndersa Spak nisi hetimet.
Mesohet se gjykata ka vendosur edhe masen arrest shtepie ndaj Alma Kacit.