Video/ Alma Kaçi shfaqet në protestën e PD-së, pyet Ursula von der Leyen: A jeton në muaj me...?!
Mbështetës të PD dhe aleatëve të saj të koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ janë mbledhur në një protestë përgjatë bulevardit ‘Zogu I’ për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve, që e konsiderojnë të deformuar si pasojë e ndërhyrjes së qeverisë Rama.
Protesta po mbahet në momentin kur po zhvillohet edhe Samiti i 6-të i Komunitetit Politik Evropian, ku në kryeqytet kanë zbarkuar liderë europianë.
Përfaqësues të PD, si Flamur Noka, Jorida Tabuku, Enno Bozdo e të tjerë janë mbledhur në afërsi të bulevardit Zogu i Parë.
E pranishme në këtë protestë është parë edhe Alma Kaçi, vajza e skandalit seksual me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.
https://www.facebook.com/share/v/1DkYwTwUsZ/