U përfshi në aksidentin rrugor, humb jetën në spital 22-vjeçari nga Elbasani

Aktualitet

U përfshi në aksidentin rrugor, humb jetën në spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan, ku një 22-vjeçar humbi jetën tri ditë pas një aksidenti rrugor.

Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është Klaus Veliaj, 22 vjeç nga Elbasani. Ngjarja ndodhi fundjavën e kaluar në fshatin Letan, në njësinë administrative Bradashesh, ku motomjeti që ai drejtonte u përplas me një automjet bujqësor.


Për pasojë, mbetën të plagosur edhe drejtuesi i mjetit bujqësor dhe një person tjetër, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, i riu Veliaj, që punonte në sektorin privat në një njësi shërbimi në qytetin e Elbasanit, pësoi dëmtime të rënda dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 22-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë tri ditë pas aksidentit tragjik.


Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion