Ndryshon vettingu për policët, lëvizja nga detyra nuk do t’i shpëtojë më zyrtarët nga verifikimi

Aktualitet

Ndryshon vettingu për policët, lëvizja nga detyra nuk do

Ky është relacioni i përcjellë Ministrisë së Drejtësisë, të cilës i kërkohet të ndërhyjë për të ndryshuar ligjin e vettingut, duke u dhënë kompetenca trupave të mos i ndërpresin verifikimet ndaj zyrtarëve të policisë atëherë kur subjektet transferohen në detyra të tjera.

Transferimi, lëvizja paralele dhe ulja në detyrë e subjektit ndaj të cilit ka filluar procesi i rivlerësimit nuk përbën shkak për ndërprerjen e procesit, thuhet mes disa propozimeve të projektligjit, duke e fuqizuar trupën e vlerësimit që të dalë me një vendim përfundimtar që duhet të jetë ose konfirmim në detyrë, ose përjashtim nga policia.

Kjo gjë aktualisht po shqyrtohet nga Drejtoria e Kodifikimit.

Në relacion përmendet se nga janari 2023 janë kryer 6 shorte ndaj 159 zyrtarëve të lartë, nga të cilët 129 shefa, 7 drejtues të Gardës dhe 23 punonjës të AMP. Por ndërkohë lëvizjet e drejtuesve që duhet të kontrolloheshin kanë qenë të shpeshta.

Zyrtarët i shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra.

Filtri i trefishtë i kontrollit të zyrtarëve të policisë përfshin kontrollin e pasurisë, kontrollin e figurës, pra nëse ka apo jo me krimin, dhe aftësitë personale.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion